20:06 / 17.07.2024
Temperaturat e larta, konsumi i energjisë arrin në 24.6 milionë KW
rtsh
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh e kanë çuar në rritjen e konsumit të energjisë elektrike.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi se është arritur shifra e 24.6 milionë KW.
Ajo tha se pavarësisht kësaj ngarkese, falë investimeve rrjeti i shpërndarjes dhe ai i transmetimit janë duke performuar në mënyrën më të mirë.
Po ashtu, zonja Balluku vlerësoi edhe kontributin e të gjithë skuadrave të cilat janë 24 orë në terren për të përballuar këto flukse maksimale.























