Drejtuesit e KOK-ut, vizitojnë RTK-në |VIDEO
BKT
Sport

Drejtuesit e KOK-ut, vizitojnë RTK-në |VIDEO

V.Th. /RTKlive

Radio Televizioni i Kosovës sot ka pasur në vizitë delegacionin e Komitetit Olimpik të Kosovës, të udhëhequr nga presidenti Ismet Krasniqi.

Ata u pritën në ambientet e transmetuesit publik nga ushtruesja e detyrës së drejtorit të RTK-së Zana Spahiu, e shoqëruar nga drejtori i televizionit Rilind Gërvalla dhe stafi editorial.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Besim Aliti, nënkryetari Milaim Kelmendi dhe notarja Hana Beiqi falënderuan RTK-në për transmetimin e lojërave olimpike duke e vazhduar traditën mbi dy dekadshe.

Kurse ushtruesja e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së Zana Spahiu ka thënë se ky projekt është trajtuar me prioritet dhe i një rëndësie të veçantë, prandaj sipas saj komentimi nga vendi i ngjarjes nga lojërat olimpike do të jetë risi në tregun media kosovar.

 Bashkëpunimi mes Radio Televizionit të Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, e kanë vlerësuar të dyja palët nga i cili proces benifitet do të jenë në shërbim të promovimit të lëvizjes olimpike dhe sportistëve duke e plotësuar një mision të përbashkët të këtyre dy institucioneve

Derisa ekipi olimpik ditë më parë e pranoi flamurin e shtetit nga presidentja Vjosa Osmani tashmë në ambientet e RTK-së, të njëjtit në shenjë simbolike kanë pranuar edhe flamurin e që i përket transmetuesit zyrtar të lojërave olimpike në Kosovë Radio Televizionit të Kosovës.