10:07 / 19.07.2024
Shqipëri, moti sot me kthjellime dhe vranësira me stuhi lokale
rtsh.al
Anticikloni afrikan po dominon Mesdheun duke sjellë temperatura shumë të larta në territorin e Shqipërisë.
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje lokale në zonat malore. Era do të fryjë në drejtim të veriperëndimit, me shpejtësi 7-15 m. në sekondë, në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0.4-1.0 metër, në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 22/38°C,
Zonat e ulëta 24/41°C,
Zonat bregdetare 28/38°C.























