13:01 / 19.07.2024
Osmani takon kryeministrin e Holandës, flasin për avancimin e Kosovës
K. K. / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar dje kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof.
“Diskutim përmbajtjesor me kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për forcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Holandës, si dhe për rëndësinë e avancimit të rrugës së Kosovës drejt institucioneve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka thënë presidentja Osmani, njofton zyra për informim e Presidencës.

























