Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden
BKT
Lajme

Presidentja Osmani takoi kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden

B. H. | RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Presidentja Osmani ka thënë se si aleatë demokratik, shtetet tona janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, njofton Presidenca.

"Në takim diskutuam edhe rrugën euroatlantike të Kosovës, me ç’rast i shpreha mirënjohjen e thellë kryeministrit Frieden për mbështetjen e fortë të Luksemburgut", ka theksuar presidentja.


MË SHUME NGA Lajme