07:03 / 22.07.2024
Moti në Shqipëri me kthjellime, vranësira dhe me reshje shiu e stuhi
RTKlive
Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu me stuhi në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 18/34°C
- Zonat e ulëta 20/38°C
- Zonat bregdetare 22/36°C























