Kurti ngushëllon familjen Gjonbalaj, kujton profesorin e hidroteknikës
BKT
Lajme

Kurti ngushëllon familjen Gjonbalaj, kujton profesorin e hidroteknikës

M.Sh/RTKLive

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet për humbjen e më të dashurit të tyre, Avdi Gjonbalaj.

Kurti tha se Avdi Gjonbalaj, si inxhinier i hidroteknikës, kishte njohuri të thella për lëminë e ujërave në Kosovë e Ballkan.

“Përveç kontributit të pareshtur e të parezervë sa ishte në jetë, ka lënë pas një trashëgimi të çmuar të qëndrimeve, analizave, studimeve e kërkimeve arkivore”, tha ai.

Gjonbalaj mbikëqyri punimet dhe ndoqi të gjitha fazat e ndërtimit të sistemit të ujitjes ''Ibër-Lepenc' ku gjendet dhe diga e liqenit akumulues të Ujmanit, kujtoi Kurti.


MË SHUME NGA Lajme