Deçiqi arrin fitore si mysafir ndaj Dinamo Batumi
BKT
Sport

Deçiqi arrin fitore si mysafir ndaj Dinamo Batumi

Uran Krasniqi / RTKLive

Deçiqi ka arritur një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Dinamo Batumi, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në "Batumi Stadium" në kuadër të kualifikimeve për Conference League.

Heroi i ndeshjes për skuadrën shqiptare nga Mali i Zi ishte Camaj, i cili ka shënuar dy herë brenda katër minutash (62' dhe 66'), duke siguruar kështu fitoren për Deçiqin.

Duke qenë se ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave, kjo fitore vendos Deçiqin në një pozitë të favorshme për të avancuar në raundin tjetër.