Aviacioni i SHBA-së ndihmon në shuarjen e zjarreve në Shqipëri e Kosovë
BKT
Foto: KFOR
Lajme

Aviacioni i SHBA-së ndihmon në shuarjen e zjarreve në Shqipëri e Kosovë

G.K/RTKlive

Aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO ka ndihmuar sot në shuarjen e zjarreve në Shqipëri dhe Kosovë.

"Aviacioni amerikan ndërhyri me tre helikopterë të pajisur me kova uji; dy prej tyre kanë fluturuar në Shqipëri dhe një në Babaj Bokë, fshat kosovar afër Gjakovës për të neutralizuar rrezikun e zgjerimit të zjarreve.

Asetet e KFOR-it vazhduan të ofrojnë ndihmën e tyre deri në eliminimin e rrezikut nga zjarri", thuhet në komunikatën e KFOR-it.

"KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë", thekson tutje misioni i NATO-s në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme