Shënohet Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë
BKT
Lajme

Shënohet Dita memoriale e policëve të rënë në detyrë

SH.Ç/RTKlive

Në shënim të Ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri bëhen homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Merr pjesë dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili gjatë ditës bën vizita në familjet e Enver Zymerit dhe të Afrim Bunjakut.

Gjithashtu, Konjufca dhe zyrtarë të tjerë bëjnë homazhe para pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Enver Zymerit në Zubç të Zubin Potokut.

Agjenda:

Ora: 10:00 – Homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë kryerje të detyrës, (Drejtoria e Përgjithshme e PK-së në Prishtinë).

Ora: 13:00 - Homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri (Zupç – Zubin Potok).

Ora: 14:00 – Gara profesionale të kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës  (Liqeni i Ujmanit – ura e parë).

 


MË SHUME NGA Lajme