22:39 / 27.07.2024
Besiana Kadare:Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time
RTKlive
Vajza e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, Besiana, ka thënë se janë hapur profile të rreme të prindërve të saj, nëpër rrjete sociale, Facebook, Instagram dhe në platformën “X”.
Ajo ka thënë se këto profile botojnë përmbajtje të paqëndrueshme dhe të pavërteta, duke theksuar se ato shpesh herë reflektohen edhe në media.
“Dëshirojë të tërheq vëmendjen tuaj mbi faktin se të gjitha profilet e krijuara në emër të prindërve të mi, Ismail dhe Helena Kadare, janë FALLCO dhe botojnë marrëzira. Ju lutem, mos i ndiqni dhe raportoni ato si ‘FAKE’ në mënyrë që të bllokohen një herë e mirë”, shkroi në Facebook Besiana.























