Sadriu: I nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës
BKT
Lajme

Sadriu: I nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës

RTKlive

Bashkëshorti i Presidentës Vjosa Osmani, Zotriu i parë Prindon Sadriu, ka njoftuar se është ftuar për drekë nga Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron.

Ai e ka quajtur këtë drekë si një përvojë të veçantë, veçanërisht faktin se ka qenë në tavolinën kryesore me zonjën Macron, Dukeshën e Madhe të Luksemburgut dhe zonja të tjera liderë.

“Ndjehem jashtëzakonisht i nderuar nga ftesa për drekë nga Zonja e Parë franceze, Brigitte Macron, në mesin e 50 zonjave të para dhe dy zotërive të parë të pranishëm. Ishte një përvojë e veçantë të jem në tavolinën kryesore së bashku me zonjën Macron, Dukeshën e Madhe të Luksemburgut dhe zonja të tjera lidere. Me zonjën Macron ndamë përvojat tona në mbështetje të agjendave zyrtare të dy krerëve të shteteve”, ka shkruar Sadriu.


MË SHUME NGA Lajme