Abdixhiku qytetarëve: Në njërën anë keni përçarje, në tjetrën ‘Rrugën e Re`
M.M. /RTKlive
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se në qytetin e Pejës po ndërtojnë një tjetër palestër sportive, derisa vuri në pah synimet e partisë që ai drejton në zhvillimin e vendit.
Ai, përmes rrjetit social ‘Facebook’, bëri të ditur se kjo është palestra e tetë në këtë qytet që po ndërtohet nga LDK, teksa shtoi se kjo palestër ka kapacitetin prej 1000 ulëseve, që njëherësh qëndron si simbol i një qyteti me qytetarë që kanë aq shumë pasion për sport.
Tutje, Abdixhiku vuri në pah synimet e partisë që ai drejton në zhvillimin e vendit.
“Në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhja do të jetë fare lehtë. Në njërën anë i keni ata që ju mbajnë në moçalim e frustrimit përplot urrejtje, ndarje e përçarje ndaj secilit e ndaj gjithçkaje - e në anën tjetër keni ‘Rrugën e Re’ me plot 5 miliardë euro projekte konkrete në sport, kulturë, arsim, shëndetësi e infrastrukturë; në gjëra që përcaktojnë jetën tuaj e të familjeve tuaja vërtetë”, ka shkruar Abdixhiku.























