21:53 / 29.07.2024
Albin Berisha protagonist me gol në kampionatin rumun
Uran Krasniqi / RTKLive
Futbollisti kosovar Albin Berisha ka qenë protagonist me gol në ndeshjen e fundit të Petrolul kundër Rapid Bucuresti në kampionatin rumun.
Berisha ka realizuar në minutën e tridhjetë e një, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij, në ndeshjen e cila po vazhdon të zhvillohet.
Njëzet e tre vjeçari iu bashkua Petrolul në vitin 2024, ndërsa më herët kishte bërë karrierë në futbollin kosovar, duke luajtur për skuadrat e Ballkanit e Malishevës.























