Mbi 1 milion persona për 6 muaj nëpër Qafë-Thanë
Shqipëri

Mbi 1 milion persona për 6 muaj nëpër Qafë-Thanë

rtsh

Pika e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës rezulton zona kufitare me hyrje-daljet më të mëdha nga fillimi i vitit e deri më sot.

Sipas burimeve doganore nëse në 6 mujor-shin e parë të 2023-shit në këtë pikë kalimi kufitar kanë hyrë dhe kanë dalë rreth 600 mijë shtetas, e njëjta periudhë e 2024-ës i ka kaluar tashmë 1 milion hyrje-dalje.

Fluksi më i madh i lëvizjeve shënohet gjatë 3 muajve të verës, ku mesatarja ditore e hyrjeve në këtë pikë kalimi është mbi 4500 shtetas, pjesa më e madhe e tyre turistë dhe pushues nga Maqedonia e Veriut por edhe vendet e Europës Lindore.

Policia kufitare bën me dije se për të shmangur radhët e gjata është gjetur gjuha e përbashkët me palën maqedonase dhe procedohet me sistem të përshpejtuar pa kontrolle të gjata.

Po sipas të njëjtave burime bëhet me dije se vetëm në 15 ditët e fundit përmes kësaj pike kalimi kanë hyrë gati 85 mijë shtetas ndërsa kanë dalë rreth 80 mijë të tillë.


MË SHUME NGA Shqipëri