Haradinaj për zgjedhjet: T’ia shkurtojmë Kosovës gjendjen dëshpëruese
BKT
Lajme

Haradinaj për zgjedhjet: T’ia shkurtojmë Kosovës gjendjen dëshpëruese

SH.Ç/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka numëruar tri arsye pse partia që ai drejton e ka propozuar 26 janarin si datë të zgjedhjeve në takimin e partive politike me presidenten Osmani.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se vendit i duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë, të cilat ai i ka ndarë në tri grupime, dështimet në marrëdhëniet ndërkombëtare, ato ekonomike dhe kapja e institucioneve të vendit.

“Së pari, dështimet në marrëdhëniet e jashtme, me aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, BE dhe ShBA. Grupimi i dytë i dështimeve janë në kapjen e institucioneve të pavarura. Nuk ka mbetur asnjë institucion që nuk i është armiqësuar kjo qeveri. Grupimi i tretë ka të bëjë me dështimet ekonomike, mos-investimi dhe mos-rritja e pagave e deri te paaftësia për të ndaluar rritjen enorme të çmimeve. Këto janë arsyet kryesore edhe pse në takimin e djeshëm e propozuam 26 janarin si datë të zgjedhjeve, në mënyrë që Kosovës t’ia shkurtojmë për disa javë këtë gjendje dëshpëruese”, ka thënë Haradinaj.

 


MË SHUME NGA Lajme