Osmani-Stanos: Çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut
BKT
Lajme

Osmani-Stanos: Çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut

G.K/RTKlive

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili tha sot se hapja e urës mbi lumin Ibër është çështje që duhet shtjelluar në kuadër të dialogut me Serbinë.

Osmani ka thënë se çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë.

Sipas saj një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë.

"Vuqiçi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë", thekson Osmani.


MË SHUME NGA Lajme