Aleanca për Shqiptarët pas incidentit në aeroport: Urgjentisht të hetohet
BKT
Lajme

Aleanca për Shqiptarët pas incidentit në aeroport: Urgjentisht të hetohet

V.Th. RTKlive

Partia Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas incidentit në aeroportin e Shkupit më të cilin u përball presidentja Osmani. ASH këron urgjentisht që autoritetet kompetente të hetojnë dhe të sanksinojnë të gjithë personat përgjegjës për siç e quajnë ata sulm skandaloz ndaj autoritetit të Presidentes së Kosovës, duke shkelur të gjitha protokolet dhe konventat ndërkombëtare.

“Sulm skandaloz ndaj Kosovës, të mbahet përgjegjësi dhe të kërkojë falje Qeveria. Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër provokimin e rëndë ndaj Republikës së Kosovës, përmes sjelljes skandaloze të zyrtarëve të Aeroportit të Shkupit ndaj Presidentes së Republikës Vjosa Osmani. Qeveria e VMRO-së përmes vazalëve të VLEN, duke mos u mjaftuar me degradimin që u kanë bërë shqiptarëve në RMV, tani tentojnë që të nënçmojnë dhe ofendojnë edhe Kosovën, madje deri edhe Presidenten e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Tutje në kumtesë theksohet se për këtë subjekt ky rast nuk është një incident i thjeshtë, por një provokim i rëndë për të cilin duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të kërkojnë falje nga i pari i Qeverisë, deri tek personat që kanë qenë pjesëmarrës në këtë rast.


MË SHUME NGA Lajme