19:45 / 04.08.2024
Lutfiu: Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë
V.Thaçi | RTKlive
Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka bërë thirrje për protesta gjithë-popullore si kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, tha për Lajmet Qëndrore të RTK-së, se diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë.
Ai tha se eksiton se ka një unifikim për organizim për këtë çështje dhe për të organizuar një protestë.























