Kurti në takim me Mickoskin përmend incidentin ndaj Osmanit
BKT
Lajme

Kurti në takim me Mickoskin përmend incidentin ndaj Osmanit

M.P. / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me homologun maqedonas, Hristijan Mickoski ka thënë se po synojnë t’i forcojnë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

“Marrëdhëniet tona dypalëshe janë të mira dhe synojmë t'i forcojmë ato më tej si dy fqinjë me vlera të përbashkëta dhe me orientim transatlantik. Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, të cilës Kosova aspiron t'i bashkohet dhe ne të dy kërkojmë anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar ai në X.

Kurti ka thënë se ka folur edhe për incidentin ndaj presidentes Vjosa Osmani në Aereportin e Shkupit, por pa dhënë detaje.

“Diskutuam edhe për incidentin e fundit në aeroportin e Shkupit nga ku po nisej presidentja Vjosa Osmani”, ka shkruar ai.

Drejtësinë, sundimin e ligjit, infrastrukturën dhe sigurinë Kurti i ka përmendur si tema të takimit.


MË SHUME NGA Lajme