Aksident në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, katër të lënduar
BKT
Lajme

Aksident në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, katër të lënduar

M.P. / RTKlive

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Deberllukë, teksa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Deberllukë, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër persona”, ka konfirmuar Zahiti.


MË SHUME NGA Lajme