Marco Reus zgjedh klubin e njohur amerikan
BKT
Sport

Marco Reus zgjedh klubin e njohur amerikan

F.Bytyqi/RTKLive

Gjermani Marco Reus tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij.

Ish-as-i i Borussia Dortmundit, karrierën do ta vazhdojë në Amerikë.

Veterani gjerman sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, do të vesh fanellën e klubit të njohur amerikan LA Galaxy.

“LA Galaxy ka rënë dakord për të nënshkruar me Marco Reus si lojtar i lirë, tanimë e konfirmuar. Pas marrëveshjes verbale të arritur në korrik, detajet tashmë janë sqaruar mes të gjitha palëve. Kontrata do të jetë deri në dhjetor 2025,  me opsion zgjatjen edhe për 1 vit tjetër. Reus, tani planifikon të udhëtojë në SHBA në ditët në vijim pasi do të jetë gati për testet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës”, ka shkruar Romano në Facebook.