Drita mundët nga Auda, kualifikimi vendoset në ‘Fadil Vokrri’
BKT
Sport

Drita mundët nga Auda, kualifikimi vendoset në ‘Fadil Vokrri’

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar) Drita është mundur nga Auda e Letonisë, me rezultat 1-0, të enjten në ndeshjen për rrethin e tretë në Ligën e Konferencës.

Përballja mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë një lojë mesatare, me iniciative të lehtë të nikoqirëve, derisa golin e fitores dhe të vetmin në këtë ndeshje e shënoi Tavares (8’).

Skuadra krijojë disa raste, sidomos në pjesën e dytë kur edhe qëlloi shtyllën, megjithatë, nuk ia doli që të gjejë golin e barazimit.

Ndeshja kthyese luhet pas një javë në ‘Fadil Vokrri’, aty ku Drita synon të përmbys rezultatin e lojës së sotëm.

Auda-Drita, kështu mbyllet pjesa e parë

(E plotësuar17:51) Pjesa e parë mes Auda-s dhe Dritës, është mbyllur me epërsinë e nikoqirëve prej 1-0.

Auda e Letonisë dhe skuadra jonë po luajnë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

45-miutëshi i parë, ka dhënë një lojë mesatare, derisa golin e avantazhit për Auda-n e shënoi Tavares (8’).

Pas pak nis pjesa e dytë.

Auda-Drita, formacionet zyrtare

FC Drita do të përballet me skuadrën nga Letonia, Auda, në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Gjilanasit nuk do ta kenë të lehtë në duel me skuadrën nga Letonia, megjithatë të besuarit e Zekirija Ramadani synojnë të marrin rezultat pozitiv në duel me Auda-n.

Formacionet zyrtare:

Auda: Zviedris; Hrvoj, Ouedraogo, Bosancic, Tavares; Mor Talla, Mejniks, Clermente; Ogunniyi, Taiëo, Mane.

Drita: Maloku; Krasniqi, Bejtulai, Mesa, Sheji; Broja, Dabiqaj; Selmani, Zulfiji, Tusha; Manaj.

Ndeshja Auda-Drita do të fillon në orën 17:00.