Ballkani mundet në ‘Fadil Vokrri’
BKT
Sport

Ballkani mundet në ‘Fadil Vokrri’

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar, 21:58) Ballkani është mposhtur në ‘Fadil Vokrri’ nga Larne, me rezultat 0-1, të enjten mbrëma në kuadër të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kamponi i Kosovës, ndonëse kishte iniciative në terren, e dominoi ndeshjen më shumë, por që në fund u mposht nga skuadra e Irlandës së Veriut.

Skuadra e Ilir Dajës krijojë më shumë raste, por assesi nuk ia doli që të paktën njëherë ta dërgojë topin në rrjetën kundërshtare.

Ndërkaq, skuadra e Larne, në finish të ndeshjes përmes Doonelly (89’), ia doli që të shënojë golin e fitores.

Ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave do të luhet pas një javë në Irlandën e Veriut.

Mbyllet pjesa e parë, s’ka gola në ‘Fadil Vokrri’

(E plotësuar, 20:50) Pa gola është mbyllur pjesa e parë e lojës mes Ballkanit dhe Larne.

Kampioni i Kosovës dhe skuadra nga Irlanda e Veriut, po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra jonë e kontrolloi lojën më mirë në terren, e kërkojë më shumë golin, megjithatë, Ballkani nuk ia doli që gjatë 45-minutëshit të parë ta çojë topin në rrjetë.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Publikohen formacionet Ballkani-Larne, drejtpërdrejt në RTK

Kampioni i Kosovës, Ballkanit sonte do të përballet me Larne e Irlandës së Veriut, sfidë kjo që transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Ballkani dhe Larne do të ballafaqohen në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kjo sfidë pritet të prodhojë një ndeshje interesante pasi që të dy skuadrat synojnë të kalojnë këtë rund të garave dhe të jenë më afër fazës së grupeve të kësaj ligë evropiane.

Ballkani tashmë ka bërë përgatitjet e duhura për duelin me Larne dhe synon të marrë rezultat të favorshëm për sfidën kthyese që luhet pas një javë në Irlandë.

Ndeshja Ballkani-Larne fillon në orën 20:00.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave: