Zvogëlohet koha e pritjes te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë
SH.Ç/RTKlive
(16:37) Është zvogëluar numri i kolonave për dalje në pikat kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Përditësimi i fundit i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se te Dheu i Bardhë hyrja po ju merr kohë udhëtarëve deri në 20 minuta, ndërkaq dalja nga 5 deri në 10 minuta. Në Merdarë hyrje – daljet variojnë nga 5 deri në 10 minuta.
Ndërkaq në këto dy pika kufitare kolonat në mëngjes shkaktonin deri në 2 orë pritje.

Nga dy orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Merdarë
(E plotësuar) Nga dy orë janë duke pritur qytetarë për të dalë nga Kosova përmes pikave kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Qendra kombëtare për menaxhim kufitar në përditësimin e bërë në orën 10:22 ka bërë të ditur se në Merdarë, ka pritje deri në 2 orë për të dalur nga Kosova, kolonë ësht e gjatë, 1200 metra. Edhe te Dheu i Bardhë pritja është deri në 2 orë, kurse kolona është 800 metra.
Në pikën në Jarinjë në dalje pritja është një orë e për të hyrë gjysmë ore, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në pikëkalimet e tjera kufitare nuk raportohet për pritje të gjata.
Në Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Jarinje ka pritje për të dalë nga Kosova
Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se në tri pika kufitare me Serbinë ka pritje të gjata të qytetarëve të cilët po dalin nga Kosova.
Qendra kombëtare për menaxhim kufitar në përditësimin e bërë në orën 08:18 ka bërë të ditur se në Merdarë, ka pritje deri në 2 orë për të dalur nga Kosova.
Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet për të dalur nga Kosova janë një orë e 30 minuta. Edhe në Janirnje pritjet për të dalur janë rreth një orë.
Në pikat tjera kufitare pritjet për të dalë nga Kosova nuk janë më shumë se 10-15 minuta.























