14:28 / 11.08.2024
Hapet tuneli i portës së Palermos në Shqipëri pas 32 vitesh
M.P. / RTKlive
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar për hapjen e tunelit të portës së Palermos pas 32 vitesh.
“Hapet pas 32 vitesh tuneli i Porto Palermos: pikënisje e projektit të Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare”, ka shkruar ai në X.
Tutje Vengu ka bërë të ditur se projekti do të vazhdoj me rrjetëzimin e ndërtesave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si dhe kalasë së Ali Pashës.
























