16:04 / 16.08.2024
Kolona të gjata, pritje gati pesë orë në Merdarë
E. Hoti / RTKlive
Është shtuar fluksi i veturave në pikat kufitare dhe kësisoj edhe pritjet janë rritur.
Në pikën kufitare në Merdarë ka kolona më të mëdha ku pritjet shkojnë deri gati në pesë orë.
Sipas përditësimit të fundit, pritje më të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, 30 minuta .
30 minuta pritje ka edhe në Mutivodë ,ndërsa në Muçibabë 60 minuta .
Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata sesa 10-15 minuta.
























