21:07 / 16.08.2024
Haradinaj për datën e zgjedhjeve: Po vjen koha e ndryshimit
M.M. /RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me datën e zgjedhjeve të caktuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Haradinaj tha se po vjen koha ndryshimit dhe e bashkimit.
“Aleancë, Nismë, Konservatorë, Intelektualë, Diasporë dhe gjithë ju qytetarë të Kosovës, po vjen koha e ndryshimit. Po vjen koha e bashkimit. Ta rikthejmë Kosovën në mesin e shteteve normale! Drejt fitores me 9 shkurt 2025”, ka shkruar Haradinaj.
























