Zvogëlohet koha e pritjeve në pikat kufitare
BKT
Foto arkiv
Lajme

Zvogëlohet koha e pritjeve në pikat kufitare

G.K/RTKlive

16:10 (E përditësuar) Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë përditësimin e fundit lidhur me gjendjen në pikat kufitare.

Në raportin e orës 15:47, raportohet se në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova janë dëri në dhjetë minuta, dhe kolonat janë të gjata 20 metra.

Në Muçibabë pritjet për të dalë nga Kosova janë rreth një orë, ndërsa kolonat 350 metra.

Në Jarinje dhe te Dheu i Bardhë pritjet janë rreth një orë e 30 minuta.

(08:17) Deri në 5 orë pritje për të dalë nga Kosova

Pikat kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë më të ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme, sidmoso kufiri në Merdarë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në përditësimin e saj në orën 08:14 ka bërë të ditur se kolona janë krijuar në Merdarë, te Dheu i bardhë, dhe Muçibabë.

Në Merdarë, për të dalë nga Kosova, po pritet deri në pesë orë, ndërsa kolona vijon të jetë 2500 metra.

Në pikën e Muçibabës po pritet deri në dy orë e gjysmë, te Dheu i Bardhë mbi një orë.


MË SHUME NGA Lajme