Moti në Shqipëri, me diell dhe vranësira mesatare
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri, me diell dhe vranësira mesatare

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot, ditën e shtunë, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa më pas  alternime të herëpasherëshme vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu në veri dhe lindje të vendit kryesisht në relievet malore.

Reshjet do të jenë me intensitet të ulët, por nuk do të mubgojnë shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit  me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa në lugina, male dhe përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri 11 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri