07:43 / 20.08.2024
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat pa ndryshime
Në Shqipëri moti sot do të jetë me vranësira mesatare, reshje shiu deri ne mesdite.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 15/27°C
Zonat e ulëta 18/31°C
Zonat bregdetare 20/30°C























