13:02 / 20.08.2024
Largohen grilat që rrethojnë objektin e Komunës në Mitrovicën e Veriut
Sh.Ç/RTKlive
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se janë larguar grilat që rrethojnë objektin e kësaj komune.
Atiq ka theksuar heqja e glirave është bërë pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë është përmirësuar dukshëm.
“Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve. Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, ka shkruar ai në Facebook.























