Drita mundët nga Legia
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar, 20:02) Drita është mundur në udhëtim nga Legia e Varshavës, me rezultat 2-0, të enjten mbrëma.
Legia dhe Drita u përballen në ndeshjen e parë të fazës së play-off-it në Ligën e Konferencës.
Skuadra jonë e cila nga minuta e 31-të luajti më një lojtar më pak në terren pasi që Gomda u ‘skuq’, në pjesën e parë nuk u thye.
Mirëpo, epërsinë e një lojtari më shumë në terren, Legia e shfrytëzoi më mirë në fraksionin e dytë duke shënua dy gola.
Fillimisht Kramer (56’), kalojë skuadrën polake në epërsi prej 1-0, derisa rezultatin e dyfishoi Gual (83’).
Edhe skuadra jonë herë pas herë tentoi të gjejë rrugën e golit, por pa sukses.
Ndeshja kthyese luhet pas një javë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku Drita do të synojë të përmbys rezultatin e ndeshjes se sotëm.
Legia-Drita, s’ka gola në pjesën e parë
(E plotësuar, 18:58) Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Legia Varshavë dhe Dritës.
Legia dhe Drita do të përballen në ndeshjen e parë të fazës së play-off-it në Ligën e Konferencës.
Skuadra nikoqire kishte iniciative në lojë në 45-minutëshin e parë, derisa Drita mbeti më një lojtar me pak në terren pas largimit më karton të kuq të mbrojtësit Goma në minutën e 31-të.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Legia-Drita, formacionet zyrtare
Pas pak minutash do të nis ndeshja mes Legia Varshavë-Drita.
Legia dhe Drita do të përballen në ndeshjen e parë të fazës së play-off-it në Ligën e Konferencës.
“Intelektualët” i pret një përballje shumë e vështirë ndaj Legias, këta të fundit janë favorit të padiskutueshëm.
Megjithatë, Drita është gati për të shkaktuar ndonjë befasi, ngase nuk ka shkuar me flamur të bardhë në Poloni.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
Legia e Varshvës: Tobiasz; Augustyniak, Jedrezejczyk, Barcia; Wszolek, Gonçalves, Luquinhas, Vinagre; Alfarela, Kramer.
Drita: Maloku; Bejtulai, Mesa, Gomda, Ovouka; Broja; Krasniqi, Selmani, Dabiqaj, Ajzeraj; Krasniqi.
Ndeshja Legia-Drita fillon në orën 18:00.























