Aliu e Durmishi takuan ministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut
BKT
Lajme

Aliu e Durmishi takuan ministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut

M.P. / RTKlive

Ministri i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu dhe zëvendëministri Hysen Durmishi, kanë pritur në takim ministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli - Shaqiri.

E lidhur me këtë takim ka shkruar zv/ministri Durmishi në Facebook, ku ka bërë të ditur se e kanë uruar ministren për pozitën e re, duke premtuar bashkëpunim konstruktiv. 

"Na gëzoj fakti që ndërtimi i rrugës Prizren - Tetovë dhe autostrada Shkup - Bllacë, janë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re", ka shkruar Durmishi.

Tutje ai ka premtuar hapa konkret në drejtim të realizimit të këtyre projekteve. 


MË SHUME NGA Lajme