Prishtina U21 që po mahnit të gjithë: Gjithmonë jemi të uritur për suksese
F.Bytyqi/RTKLive
Lojtarët e Prishtinës U21 që e fituan titullin kampion në Ligën U21 thonë se gjithmonë janë të uritur për suksese.
Djelmoshat e rinj ishin mahnitës sezonin e kaluar, duke u shpallur kampion tre xhiro pa përfunduar kampionati, megjithatë ajo që mori vëmendje ishte që pavarësisht sigurimit të titullit luajtën me të njëjtën mënyrë edhe në ndeshjet e mbetura.
Në emisionin “Sport Elite” në RTK me gazetaren Qëndresa Krelani, të pranishëm ishin kapiteni i Prishtinës U21 Reart Bajrami, si dhe lojtarët si Rinor Shabani, Jahir Sylejmani, Arlind Dobroshevci dhe Andi Veliqi.
Bajrami ka treguar se si erdhi puna që u bë kapiten i kësaj skuadre, duke falënderuar ish trajnerin Leutrim Krasniqi për besimin.
“Nuk është që kam probleme. Të gjithë janë djem të mirë. Kapiten më ka bërë ish trajneri, Leutrim Krasniqi. Ma ka besuar shiritin, pastaj e ka vazhduar edhe trajneri Azem Ahmeti”.
Golashënuesi më i mirë Rinor Berisha bëri shaka, ku mes të qeshurave thotë se priton edhe të shënojë gol.
“E thashë më humor me herët se pritova të shënoj golin e shtatë. Më pëlqen Ronaldo, jam i disiplinuar. S’është që postoj në rrjetet sociale, rrallë ndaj herë”.
Ndërsa Jahir Sylejmani, i cili s’mori kontratë nga ekipi A thotë se është shumë i motivuar për të punuar më shumë, pavarësisht gjithçkaje.
“Është pak motivi i ulët prej ekipit, por për mua s’është që më ka penguar. Përkundrazi mund të jetë motiv shtesë që të punoj më fortë, për t’iu dëshmuar se mund të arrij. Kundërshtari zakonisht më nervozon, po tash kam nisur më pak”.
Ndër lojtarët me më pak minutazh është Arlind Dobroshevci, mirëpo ky i fundit e ka dëshmuar më së miri vetën për aq sa ka luajtur.
“Jam në moshë edhe me të rinj, jam ndër te klubi U21. Sa herë që hy në fushë, provoj të jap më të mirën nga vetja dhe në fund arritëm të gëzohem me titullin kampion. Gjithmonë jemi të uritur për sukses”.
Kurse, Andi Veliqi që edhe debutoi me ekipin A në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës ndaj Dritës ka treguar se dikur Muhamed Useini e ka mësuar më së shumti.
“Në gjysmëfinalen e parë e kam pasur lojën debutuese, stafi më ka besuar në atë ndeshje me peshë. Por ka shkuar gjithçka shumë mirë. Në Prishtinë ka qenë Muhamet Useini, më ka folur shumë. Qetësinë e kam marrë prej tij, që lojën ta marrë pa stres, e kam pas atë frikën sepse ndonjë gabim i jemi mundet me i shkaktuar Prishtinës. Prej kur jam shku në ekipin e parë, veç me ‘babën Met’, kam mësuar shumë prej tij”.
Prishtina U21 ka zhvilluar 29 ndeshje në të gjitha garat, duke arritur plot 20 fitore.























