Te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosovës janë mbi dy orë
BKT
Lajme

Te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosovës janë mbi dy orë

Sh.Ç/RTKlive

(E plotësuar) Rritet numri i automjeteve në pikat kufitare te Dheu i Bardhë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në këtë pikë kufitare pritjet për të dalë nga Kosovës janë mbi dy orë dhe kolona është një kilometër.

Sipas përditësimit të fundit, pritjet në Merdarë janë deri në 25 minuta. Pak më shumë pritje ka edhe Mutivodë e Jarinje deri në 30 minuta.

ë pikat tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 10-15 minuta.

Bie fluksi në pikat kufitare

Fluks më i vogël i automjeteve vërehet sot në pikat kufitare. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, mërgimtarët po vazhdojnë më shumë ta përdorin për dalje nga territori i Kosovës pikën kufitare në Merdarë dhe atë te Dheu i Bardhë.

Sipas përditësimit të fundit, pritjet në Merdarë janë deri në 20 minuta. Pak më shumë pritje ka edhe te Dheu i Bardhë, deri në 40 minuta.

Në pikat tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 10-15 minuta.


MË SHUME NGA Lajme