Nis shpërndarja e librave shkollor, Rama: Përfitojnë mbi 238 mijë nxënës
BKT
Shqipëri

Nis shpërndarja e librave shkollor, Rama: Përfitojnë mbi 238 mijë nxënës

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se ka filluar edhe shpërndarja e librave falas për 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe të mesëm.

Rama, në një postim në Facebook, deklaroi se kjo ndihmë shkon drejtpërdrejtë si mbështetje për  familjet në prag të vitit të ri shkollor.

“Mirëmëngjesi dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.


MË SHUME NGA Shqipëri