Kurti apelon te qytetarët që të aplikojnë  për subvencionimin për energji
BKT
Në Fokus

Kurti apelon te qytetarët që të aplikojnë  për subvencionimin për energji

N.M. /RTKlive

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bëri të ditur se sapo është hapur afati për aplikim për subvencionimin për efiçiencë të energjisë për shtëpitë tuaja e që do të zgjasë dy javë.

Kurti në një postim në Facebook, fton qytetarët të aplikojnë sa më parë, në mënyrë që ata të mund të të përfitojnë subvencionimin për efiçiencë të energjisë.

“Sapo u hap afati për aplikim për subvencionimin për efiçiencë të energjisë për shtëpitë tuaja e që do të zgjasë dy javë. Thirrja e kaluar, e cila njëjtë si kësaj here ishte përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian, u mbyll para afatit për shkak të interesimit të lartë. Prandaj aplikoni sa më parë, që të mund të siguroheni që përfitoni nga ajo”, shkruan Kurti.


MË SHUME NGA Në Fokus