Edon Zhegrova kualifikon Lille-n në Ligën e Kampionëve
BKT
Sport

Edon Zhegrova kualifikon Lille-n në Ligën e Kampionëve

B. H. | RTKlive

Skuadra franceze, Lille e ka siguruar pjesëmarrjen në mesin e 36 skuadrave më të mira evropiane në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, derisa vulën këtij suksesi ia dha futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova.

Sulmuesi anësor dardan shkëlqeu në të dyja ndeshjet e ‘play-off’-it kundër Slavia Pragës. Në fitoren 2:0 në shtëpi, realizoi golin e dytë, derisa në ndeshjen e kthimit në Pragë shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në humbjen 2:1, por që ishte i mjaftueshëm për të siguruar biletën për kualifikim tutje.

Zhegrova realizoi një supergol në minutën e 77-të me gjuajtje nga distanca.

Kjo është pjesëmarrja e tretë për futbollistin dardan në garën elite të futbollit evropian, e cila në këtë edicion vjen me ndeshjen më të mira në ekranin e RTK-së.