17:00 / 30.08.2024
Rama takon von der Leyen: Për piketat e rrugës së përbashkët evropiane
RTSH
Kryeministri Edi Rama zhvilloi të premten një takim në Pragë me Ursula von der Leyen, Presidenten e sapo rizgjedhur të Komisionit Evropian.
Temë e bisedës ishin “piketat e rrugës sonë të përbashkët evropiane”.
Kryeministri Rama ndodhet në Pragë, ku do të marrë pjesë në edicionin e 19-të të GLOBSEC. Në 19 vjet të ekzistencës së tij, kjo është hera e parë që Forumi GLOBSEC, do të mbahet në Republikën Çeke.























