Ambasada gjermane dhe franceze të zhgënjyer me aksionin në veri
BKT
Foto ilustrim
Lajme

Ambasada gjermane dhe franceze të zhgënjyer me aksionin në veri

V.Thaçi / RTKlive

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ambasadori francez, Olivier Guerot i janë bashkuar reagimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Qeverisë së Kosovës, duke u shprehur të shqetësuar dhe të zhgënjyer për aksionin e Policisë së Kosovës në veri, ku u mbyllen objektet e strukturave paralele serbe.

Ambasadori Rohde në një postimin në platformën “X”, ka thënë se njoftimi s’është konsultim dhe sipas tij një gjë e tillë duhet të ndryshojë.

“Njoftimi nuk është konsultim. Gjermania i bashkohet reagimit të Ambasadës Amerikane në shprehjen e shqetësimit dhe zhgënjimit mbi veprimet e pakoordinuara. Kjo duhet të ndryshojë. Duam të heqim masat dhe të lëvizim përpara në integrimin rajonal dhe evropian të Kosovës. Jo më gjendje krize të panevojshme”, ka shkruar Rohde.

Për këtë ka reaguar edhe ambasadori francez, Olivier Guerot.

Ai ka thënë se “veprimet që kanë ndikim të dëmshëm në komunitete, në këtë rast te komuniteti serb, nuk është i mirëpritur”.

“Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar ai në Twitter.

Hap fotografinë

 


MË SHUME NGA Lajme