Shtohet numri i karabinierëve mbi urën e lumit Ibër
RTKlive
Mbi urën e lumit Ibër, sot, janë vërejtur një numër i shtuar i pjesëtarëve por dhe mjeteve ushtarake të forcave karabinierëve që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Ndryshe, pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku janë mbyllur pesë institucione paralele që kanë funksionuar ilegalisht në katër komunat veriore, gjendja atje mëngjesin e sotëm është e qetë.
Kujtojmë se dje ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje rreth aksionit të Policisë në katër komunat në veri të vendit, ku ka deklaruar se janë mbyllur pesë institucione paralele ilegale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

























