Nagavci: Mbi 200 mijë aplikime për subvencionimin me tekste shkollore
M.P. / RTKlive
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se deri më tani kanë aplikuar mbi 200 mijë prindër për subvencionimin me tekste shkollore.
“Kanë aplikuar gjithsej 203.407 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 201,120 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar, po ashtu platforma për aplikim po qëndron e hapur”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo ka njoftuar se në uebfaqen e MASHT është publikuar lista e teksteve të miratuara, teksa kanë kërkuar edhe nga komunat që t’i bëjnë publike listat e teksteve.
“Çdo rast i adresuar në numrin e telefonit dhe në email adresën [email protected] është trajtuar me prioritet dhe u është ofruar ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve. Ndërkaq, si Ministri nuk kemi pranuar asnjë ankesë Komunat në lidhje me këtë proces”, ka shkruar Nagavci.
.























