16:54 / 31.08.2024
Rama: Po punohet që Vjosa të jetë pjesë e trashëgimisë së mbrojtur botërore
M.P. / RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se lumi Vjosa planifikohet të hyjë në listën e trashëgimisë së mbrojtur botërore në UNESCO.
“Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura së bashku me ekspertët e misionit të UNESCO-s po vijojnë punën në terren mbi përgatitjen e dosjes për ta bërë Vjosën pjesë të trashëgimisë së mbrojtur botërore”, ka shkruar ai në X.
Rama tutje ka thënë se ata janë duke vlerësuar nga afër mozaikun e saj si një prej ekosistemeve më unikë në Evropë dhe duke bërë pjesë të diskutimeve edhe banorët e bizneset e zonës.























