Trupa rezervë të KFOR-it italian dislokohen në Kosovë
BKT
Lajme

Trupa rezervë të KFOR-it italian dislokohen në Kosovë

B.H. / RTKlive

Misioni i NATO-s, KFOR ka bërë të ditur se dje trupat italiane nga rezervat e saj kanë përfunduar dislokimin e tyre në Kosovë.

Ato do të zëvendësojnë rezervat që largohen në Greqi dhe Bullgari.

“Njësia përbëhet nga regjimenti i 5-të i këmbësorisë i Brigadës AOSTA, dhe nga personeli shtesë i Karabinierisë italiane. Batalioni do të vendoset në Camp Villaggio Italia për disa muaj. Ai do të kryejë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë patrullimet, dhe do të përdoret në përgjigje të çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i ka ripërsëritur edhe një herë se mbetet i përgatitur mirë për të trajtuar çdo skenar të sigurisë.

Ndërkohë, RTKlive ka siguruar videot nga dislokimi i djeshëm i këtyre trupave në Kosovë, përmes autostradës Durrës – Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme