Kryeministri Rama në Slloveni, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit
BKT
Shqipëri

Kryeministri Rama në Slloveni, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

atsh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar sot drejt Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bled-it.

Kryeministri Rama do i bashkohet samitit me liderë të tjerë, mes të cilëve, Presidente e Sllovenisë, Natasa Musar, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen, kryeministrin Golob, dhe homologët nga Kroacia dhe Mali i Zi.

Kryeministri Rama do të jetë në panelin e nivelit të lartë “Një botë e realiteteve paralele”, bashkë me homologët e Sllovenisë, Kroacisë dhe Serbisë.

Forumi Strategjik i Bledit, në edicionin e përvitshëm, që mbahet në qytetin piktoresk, rreth 60 km larg kryeqytetit Ljubjanë, synon të sjellë në tryeza për diskutim çështje të sigurisë, pasigurive, klimës, shëndetit global, varfërisë, pabarazisë etj.


MË SHUME NGA Shqipëri