Kurti: Mesatarja vjetore e investimeve të huaja 2.4 herë më shumë
BKT
Në Fokus

Kurti: Mesatarja vjetore e investimeve të huaja 2.4 herë më shumë

M.P / RTKlive

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një postim në facebook ka thënë se mesatarja vjetore e investimeve të huaja direkte është 2.4 herë më shumë në qeverisjen e tyre.

“Mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte gjatë qeverisjes sonë është 705.6 millionë euro apo 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara e cila është 299.8 milionë euro nëse e marrim nga viti 2007 e këtej”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se ajo që e bën Kosovën destinacion tërheqës për investime janë sundimi i ligjit, përparimi demokratik, stabiliteti institucional, reformat ekonomike, përgjegjshmëria fiskale, politikat tatimore e një varg gjërash tjera.


MË SHUME NGA Në Fokus