Të shtëna me armë në rrugën `Gazmend Zajmi` në Prishtinë|Video
BKT
Video: Valjeta Shala
Lajme

Të shtëna me armë në rrugën `Gazmend Zajmi` në Prishtinë|Video

Valjeta Shala /RTK

Një sulm, i cili ka mundur të përfundojë me tragjedi, ka ndodhur rreth orës 14:20, në rrugën “Gazmend Zajmi”, në lagjen Aktash në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:20, kemi  marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën 'Gazmend Zajmi', në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

Bazuar në të dhënat fillestare nga policia, nuk ka persona të lënduar.

RTKLIVE ka siguruar pamjet nga momenti i gjuajtjes me armë.


MË SHUME NGA Lajme