RTK merr mirënjohje nga Policia e Kosovës për 25 vjet bashkëpunim
RTKlive
Në 25 vjetorin e Policisë së Kosovës ky institucion vlerësohet si lider i besueshmërisë së qytetarëve. Në ceremoninë qendrore u tha se përkundër sfidave djemtë dhe vajzat, pjesëtarë të këtij institucioni janë të përkushtuar në ruajtjen dhe zbatimin e ligjit në têrë territorin e Republikës së Kosovës.
Në fund të ceremonisë, Policia e Kosovë shpërndau pllaka mirënjohjeje për institucionet bashkëpunuese gjatë 25 viteve, në mesin e tyre edhe për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ndërkaq RTK-ja ka përgatitur një dokumentar kushtuar Policisë së Kosovës i cili do të transmetohet sonte në ora 20.10, ndërsa një pjesë e këtij materiali është transmetuar gjatë ditës në ceremoninë e përvjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Dokumentari është realizuar në kuadër të një memorandumi bashkëpunimi mes RTK-së dhe Policisë së Kosovës, ndërsa realizimi i tij ka zgjatur rreth dy muaj.























