Kosova e nis me humbje, mundët nga Rumania
BKT
Sport

Kosova e nis me humbje, mundët nga Rumania

F.B/RTKLive

(E plotësuar, 22:43) Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve.

Kosova është mundur nga Rumania, me rezultat 0-3, të premten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’.

Futbollistët e Kombëtares sonë, bën paraqitje të mirë në pjesën e parë, por jo edhe në të dytën.

Në pjesëlojën e parë Dardanët e kontrolluan më mirë lojën në terren duke rrezikuar më shumë, megjithatë, ishte Man (40’), i cili zhbllokojë ndeshjen nga një kundërsulm duke kaluar Rumaninë në avantazh prej 0-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e kësaj sfidë.

Ndonëse në fraksionin e dytë pritje lojë edhe më e mirë e skuadrës sonë, megjithatë, të besuarit e Franco Foda-s zhgënjyen me lojën e tyre në 45-minutëshin e dytë duke pësuar edhe dy gola përmes Marin (51’ nga penalltia) dhe Dragus (82’).

Kosova në dhjetëminutëshin e fundit luajti më një lojtar më pak në terren pasi që Vovojda u ‘skuq’.

Kosova e nisi keq sezonin e ri në Ligën e Kombeve, derisa Kombëtarja jonë ndeshjen e radhës e luan pas tri ditësh në udhëtim tek Qipro.

Sërish shënon Rumania

(E plotësuar, 22:30) Rumania ka shënuar edhe golin e tretë në duel me Kosovën.

Dardanët po përballen me rumunët në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, duel ky që po transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Është sërish Marin (82’), i cili realizoi pas një gabim të mbrojtjes së skuadrës sonë, duke ngritur epërsinë e rumunëve në 0-3.

Rumania shënon edhe golin e dytë

(E plotësuar, 21:59) Rumania ka shënuar edhe golin e dytë në duel me Kosovën

Dardanët po përballen me rumunët në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, duel ky që po transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Marin (51’), dyfishojë epërsinë e rumunëve nga pika e bardhë pas rishikimit nga VAR-i.

Mbyllet pjesa e parë, Rumania në avantazh ndaj Kosovës

(E plotësuar) Pjesa e parë e mes Kosovës dhe Rumanisë është mbyllur me epërsinë e skuadrës rumune prej 0-1.

Dardanët po përballen me rumunët në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, duel ky që po transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Futbollistët e Kombëtares sonë, bën ndeshje më të mirë në pjesën e parë, e kontrolluan më mirë lojën, rrezikuan më shumë, megjithatë, ishte Man (40’), i cili zhbllokojë ndeshjen nga një kundërsulm duke kaluar Rumaninë në avantazh prej 0-1.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Rumania në epërsi

(E plotësuar, 21:29) Rumania ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës prej 0-1.

Dardanët po përballen me rumunët në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, duel ky që po transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Është Man (40’), i cili zhbllokojë ndeshjen nga një kundërsulm.

Starton ndeshja Kosova-Rumania, drejtpërdrejt në RTK

(E plotësuar, 20:46) Ka startuar ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës në futboll dhe Rumanisë.

Dardanët po përballen me rumunët në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, duel ky që po transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Kjo sfidë e cila pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë në ‘Fadil Vokrri’, është tejet e rëndësishme për të dy kombëtaret të cilat synojnë që edicionin e ri në këtë garë joshëse ta nisin me fitore.

Kosova-Rumania, formacionet zyrtare, live në RTK

(E plotësuar) Pas një orë do të nis ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës në futboll dhe Rumanisë.

Dardanët do të përballen me rumunët sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, duel ky që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Kjo sfidë e cila pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë në ‘Fadil Vokrri’, është tejet e rëndësishme për të dy kombëtaret të cilat synojnë që edicionin e ri në këtë garë joshëse ta nisin me fitore.

Formacionet zyrtare

Kosova (4-4-2): Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Zhegrova, Berisha, Rexhbeçaj, Rashica; Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani

Rumania (4-3-3): Nita; Bancu, Burca, Dragusin, Ratiu; Stanciu, Marius Marin, Razvan Marin; Mihaila, Dragus dhe Man.

Ndeshja Kosova-Rumania fillon në orën 20:45.

Gjithçka gati për ndeshjen Kosova-Rumania, live në RTK

Gjithçka është gati për ndeshjen ndërmjet Kombëtares së Kosovës në futboll dhe Rumanisë.

Dardanët do të përballen me rumunët sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, duel ky që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Kjo sfidë e cila pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë në ‘Fadil Vokrri’, është tejet e rëndësishme për të dy kombëtaret të cilat synojnë që edicionin e ri në këtë garë joshëse ta nisin me fitore.

Futbollistët e Kombëtares sonë, sot paradite kanë zhvilluar një stërvitje të lehtë para sfidës me Rumaninë.

Gjatë kësaj stërvitjes, u vu re komunikimi i shkëlqyer midis lojtarëve dhe një frymë e fortë grupore, e ku stafi teknik u përqendrua në rikujtimin e detajeve taktike dhe skemave të lojës, duke siguruar që çdo futbollist të jetë i qartë mbi rolin dhe detyrat e tij për ndeshjen e sotme.

Stërvitja u përmbyll me një frymë të lartë pozitive dhe entuziazëm, teksa ekipi duket plotësisht i përqendruar për të nisur me fitore këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda është shprehur optimist se Kombëtarja jonë do ta nis me fitore edicionit e ri në Ligën e Kombeve.

Foda thotë se skuadra e tij është përgatitur maksimalisht për sfidat e këtij sezoni në Ligën e Kombeve.

“Jemi përgatitur intensivisht që t’i fitojmë lojërat e ardhshme në Ligën e Kombeve. Rumania është skuadër e fortë, kanë bërë paraqitje të mirë në Evropian, por besoj se ne jemi përgatitur mirë që ta fitojmë këtë ndeshje”, ka theksuar Foda.

Ndeshja Kosova-Rumania fillon në orën 20:45.